Një prej emrave më të njohur të Prizrenit, Agron Dida, i bashkohet LDK-së

- Gazeta e Prizrenit

Një prej emrave më të njohur të Prizrenit, Agron Dida, i bashkohet LDK-së

LDK-së – dega në Prizren, i është bashkuar njëri prej personaliteteve me peshë në jetën institucionale dhe publike të qytetit, ekonomisti dhe ish-zyrtari i lartë financiar, Agron Dida, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Me një karrierë të gjatë në administratën shtetërore dhe institucione ndërkombëtare, Dida ka shërbyer ndër vite në pozita kyçe, përfshirë: ish-zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Këshilltar financiar në projekte ndërkombëtare të zhvillimit dhe qeverisjes lokale, etj.

 

Aderimi i tij në radhët e LDK-së konsiderohet si një vlerë e shtuar për partinë, veçanërisht në prag të dinamizimit të skenës politike lokale.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, i ka uruar mirëseardhje duke deklaruar:
“Me përvojën, vlerat dhe besueshmërinë që z. Dida sjell, LDK-ja do të forcohet edhe më shumë dhe do të jetë më afër qytetarëve të Prizrenit.”

Njoftimi i plotë i Driton Selmanajt

Mirë se erdhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, z. Agron Dida!
Nga sot, familjes sonë politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, i është bashkuar njëri nga emrat më të spikatur të qytetit tonë, z. Agron Dida.
Z. Dida është ekonomist i diplomuar dhe magjistër i shkencave për financa, një profesionist me përvojë të gjatë në pozita kyçe në administratën publike dhe institucionet financiare të vendit. Me integritet të lartë dhe përkushtim ndaj shërbimit publik, ai ka ndërtuar një karrierë shembullore.
Z.Dida ka shërbyer si Zv. Drejtor i përgjithshëm i BPK-së (tani Banka Qendrore e Republikës të Kosovës), si dhe më parë si Inspektor Gjeneral dhe Shef i Auditimit, ku ka udhëhequr proceset e kontrollit financiar dhe mbikëqyrjes institucionale. Ka qenë gjithashtu drejtor i filialit dhe auditor i jashtëm i në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror para vitit 1999 (SHKSH) në Prizren.
Gjatë vitit 2001/02 ka qenë bashkë-projektues i projektit të Euro ndërrimit, emëruar nga ana e Bordit te BPK-së me propozimin e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, koordinator dhe implementues i projektit të Euro ndërrimit në R. Kosovës e cila ka qenë një “storie” e sukseseve të përbashkëta të BPK-së – FMN-UNMIK dhe BE respektivisht shtyllës IV si një sfidë dhe fillim i mbare për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në BE.
Gjithashtu ka qenë anëtar i Bordit Kosovar Standardeve për Raportimin Financiar – BKSRF si dhe Kryetar i institucionit të pavarur të raportimit financiar( BKSFR).
Z.Dida në vitin 2011 ka qenë i emëruar nga qeveria Republikës së Shqipërisë “anëtar i Komitetit të Rishikimit të SNK / SNRF –Standardeve ndërkombëtare të Raportimit Financiar të “Këshillit Kombëtar të Kontabilistëve të Shqipërisë” si dhe ka përfaqësuar shtetin e Kosovës në Bordin ndërkombëtar të SNRF.
Ka qenë ligjërues të lëndëve për Banka dhe Financa në Kolegjin AAB.
Aktualisht, ai është kryetar i Federatës së Auto Sporteve të Kosovës (FASK), ku drejton me sukses organizimin e garave automobilistike dhe promovimin e këtij sporti në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Z. Dida është i certifikuar në shumë trajnime dhe ekspertiza profesionale, flet rrjedhshëm turqisht, anglisht, polonisht dhe serbisht, dhe është fitues i çmimit “Team Excellent Award” nga USAID për kontributin e tij të veçantë.
Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Me z. Agron Dida në radhët tona, LDK forcohet edhe më shumë me përvojë, vlera dhe besueshmëri.
Bashkë do të punojmë për Prizrenin dhe do të jemi zëri i qytetarëve në çdo hap.
Na priftë e mbara!



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit