Temperatura ekstreme në Kosovë – ja cili qyteti shënon rekord prej 42.5°

- Gazeta e Prizrenit

Temperatura ekstreme në Kosovë – ja cili qyteti shënon rekord prej 42.5°

Sipas matjeve zyrtare nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot (25 korrik 2025) në Kosovë janë regjistruar vlera jashtëzakonisht të larta të temperaturës, që në disa qytete kanë arritur nivele rekorde historike, përcjell Gazeta e Prizrenit.

📍 Rekordi i ditës u shënua në Klinë, ku sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orën 15:00 janë regjistruar plot 42.5°C – temperatura më e lartë e matur ndonjëherë në këtë qytet.

🌡️ Temperaturat ekstreme janë ndikuar nga masat ajrore shumë të nxehta që po përfshijnë rajonin, duke rritur rrezikun për dehidrim, goditje nga nxehtësia dhe zjarre në natyrë.

🔔 Autoritetet shëndetësore dhe emergjente apelojnë që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të qëndrojnë të hidratuar.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit