Prizren: Arrestohet një person, dyshohet për dhu:nimin e të mit*ur:ës

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohet një person, dyshohet për dhu:nimin e të mit*ur:ës

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima që është një vajzë e mitur me shtetësi kosovare, është intervistuar në prani të prindit dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Pas intervistimit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Prizren  25.07.2025 – 17:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare-e mitur. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të prindit dhe zyrtarëve të QPS-së, është dërguar për ekzaminime mjekësore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit