Shtiu me armë në aheng familjar në Korishë – i dyshuari dorëzon kallashnikovin, ndalohet në Polici

- Gazeta e Prizrenit

Shtiu me armë në aheng familjar në Korishë – i dyshuari dorëzon kallashnikovin, ndalohet në Polici

Një rast i rëndë i shkaktimit të rrezikut publik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se më 26 korrik 2025, rreth orës 22:45, në rrugën “Dromi i Vjetr”, B.A. rreth 50-vjeçar ka shtënë në ajër me katër fishekë, duke shkaktuar alarm tek të pranishmit dhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë.

Pas ndërhyrjes së njësive policore dhe hetuesve nga Stacioni Policor Prizren – Veri, i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht një armë automatike të tipit A-47 , së bashku me: – Një karikator, – 10 fishekë, dhe – 4 gëzhoja, që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Arma dhe municioni janë konfiskuar nga njësia e krim-teknikës, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprat penale: – “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe – “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”, si dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit