Prizren: Gjendet pa shenja jete një person

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Gjendet pa shenja jete një person

Prizren, 27 Korrik 2025 – Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person ( B.B.) i gjinisë mashkullore, rreth 55 vjeç.

Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit