Në Prizren dy këmbësore janë goditur nga një veturë, pasditën e djeshme, në rrugën “Ismail Kryeziu”.
Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.