LDK-së i bashkohet edhe një emër nga biznesi

- Gazeta e Prizrenit

LDK-së i bashkohet edhe një emër nga biznesi

LDK në Prizren ka njoftuar se i është bashkuar Filiz Kiseri-Vata, një emër i njohur në fushën e turizmit, kozmetikës dhe marketingut.

“Me mbi 13 vite përvojë profesionale dhe reputacion të ndërtuar me ndershmëri e përkushtim, ajo synon të kontribuojë në jetën publike dhe zhvillimin e Prizrenit”, ka deklaruar Driton Selmanaj, i cili e udhëheq degën e LDK-së në këtë komunë, dhe njëherit është kandidat për kryetar të Prizrenit.

Njoftimi i plotë i Driton Selmanajt

Znj. Filiz Kiseri-Vata mirë se erdhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Nga sot Lidhjes Demokratike të Kosovës i’u bashkua znj.Filiz Kiseri, një grua me vlera të veçanta në qytetin e Prizrenit!

Znj. Filiz ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj mbi themele të forta, në përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për punën. Me mbi 13 vite përvojë në turizëm, 13 vite si drejtoreshë në industrinë e kozmetikës dhe më shumë se një dekadë në marketing, ajo ka dëshmuar se suksesi arrihet me punë të përditshme.

Me mbi 10 vite përvojë në marketing, sot ajo është forca lëvizëse pas kompanisë lidere në shitje një tjetër dëshmi e aftësisë së saj për të udhëhequr dhe për të sjellë rezultate konkrete

Sot, pas shumë arritjeve në sektorin privat dhe pas një reputacioni të ndërtuar me mund dhe dinjitet, ajo vendos që përvojën, energjinë dhe vizionin e saj t’ia kushtojë sferës publike, duke u bashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

E diplomuar në Nutricion, nënë e tre fëmijëve dhe e martuar me Edisin, ajo është një shembull i gruas që arrin balancën mes familjes dhe karrierës, pa e humbur asnjëherë ndjeshmërinë ndaj komunitetit dhe nevojave të njerëzve.

Qyteti e njeh mirë. E njeh për punën, për vlerat dhe për afërsinë që ka me qytetarët.

Tani është koha që ajo të jetë më pranë qytetarëve, në shërbim të vizionit tonë të përbashkët për një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe për të gjithë.

Mirë se erdhe Filiz

Bashkë për Prizrenin



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit