Policia e Kosovës shpall në kërkim personat e dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan

- Gazeta e Prizrenit

Policia e Kosovës shpall në kërkim personat e dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim personat: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, shkruan në njoftim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit