Prizren: PDK-së i mungon kryesuesja e Kuvendit në listë – mungojnë edhe zëra të tjerë aktiv

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: PDK-së i mungon kryesuesja e Kuvendit në listë – mungojnë edhe zëra të tjerë aktiv

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj sapo publikoi listën me 45 kandidatë për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e 12 tetorit 2025 .

Sipas tij, lista përfshin emra të rinj dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, po në listë mungojnë disa figura të njohura të PDK-së në nivel lokal. Ndër ta është edhe kryesuesja aktuale e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha-Bytyçi, e cila nuk është përfshirë në përbërjen e re. Bytyçi, e cila është e para grua që ka mbajtur këtë pozitë në Prizren, vlerësohet për një mandat të karakterizuar nga përkushtimi dhe transparenca. Ajo ishte edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e kaluara, ndërsa Hoqa e Qytetit – zona nga ku garon – njihet si bastion tradicional i PDK-së.

Mungesa e saj ngre pikëpyetje mbi kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve dhe sinjalizon një përçarje të brendshme.

Në listë mungon gjithashtu Kastriot Xhemshit Krasniqi, i cili më herët kishte shprehur publikisht pakënaqësi ndaj udhëheqjes së Totajt. Jashtë mbetet edhe Dafina Bllaca, njëra ndër zërat më aktivë të PDK-së në Kuvendin Komunal.

Lexo edhe:

Prizreni – buxhetin si Zvicra, e zhvillimin si Bangladeshi



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit