Një grua ka vdekur pas lëndimeve që mori si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje mes dy veturave në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë.
“Rr. Adem Jashari, Malishevë 15.08.2025 – 13:39. Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet e marra njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.