Një rast i raportimit të dy të miturve si persona të zhdukur ka përfunduar me gjetjen dhe kthimin e tyre te familja në Prizren.
Burime të Sinjalit brenda policisë bëjnë me dije se më 13 gusht 2025, rreth orës 23:00, D. H. kishte raportuar në polici se mbesa dhe nipi i tij, L.A. dhe M.A., ishin larguar nga shtëpia në fshatin Nashec në orët e mëngjesit dhe nuk kishin dhënë asnjë shenjë kontakti deri atë mbrëmje. Familja kishte bërë kërkime pa rezultat.
Më 14 gusht, rreth orës 21:00, nëna e tyre, S. A, ka njoftuar policinë se fëmijët ishin kthyer në shtëpi, por djali më pas ishte larguar sërish. Vajza u dërgua menjëherë për konsultë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u konstatua se nuk kishte lëndime trupore. Ajo u intervistua në prani të nënës dhe zyrtarëve të QPS-së dhe më pas u kthye në familje.
Kërkimet për djalin vazhduan deri më 18 gusht 2025, kur nëna e tij ka njoftuar policinë se edhe ai ishte kthyer në familje.
I mituri u dërgua për konsultë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u konstatua se nuk kishte lëndime. Pas intervistimit në prani të nënës dhe zyrtarëve të QPS-së, ai u kthye pranë familjes.
Policia ka mbyllur rastin, duke theksuar se fëmijët janë recidivistë të kësaj sjelljeje.