Rui Mota flet para sfidës me Shkëndijen

- Bota Sot

Rui Mota flet para sfidës me Shkëndijen

Nesër në orën 20.00 kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, do të presë Ludogoretsin nga Bullgaria, në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League në futboll. 

Ndeshja do të luhet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, pritet me  interesim të madh, duke ditur se skuadra që del më e mirë në dy takime luan në fazën e grupeve, ndërsa humbësi në Conference League. 

Para ndeshjes së nesërme në Shkup, trajneri i kampionit bullgar, Rui Mota, në konferencën për shtyp, ndër të tjera, theksoi:

"Fatkeqësisht, nuk mund të llogarisim te Dua, Anderson dhe Kamara, por të gjithë të tjerët janë të gatshëm. Isha këtu vitin e kaluar kur isha trajner i Noah.

Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, shpresoj se do të arrijmë të fitojmë. Po, në letër klubi im është favorit, por kjo duhet tregohet në fushë.

Nga ana tjetër, Shkendija ka motivet e veta, ata luajnë krejtësisht ndryshe nga ekipet kundër të cilave kemi luajtur deri më tani".



Lexoni të gjitha në Bota Sot