Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore ne bashkëpunim me PTH-Prishtinë, sot me datë 20.08.2025 ka realizuar operacionin policor nën dyshimin për veprën penale ‘’Fajde’’ ku ka arrestuar personat e dyshuar B.F., (1977)
A.F., (1986) B.B., (1985).
I dyshuari B.F., është arrestuar ne flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa i dyshuari A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, kurse i dyshuari B.B., nuk është hasur në
shtëpinë e tij, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje në polici.
Me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.
Ndaj dy të dyshuarve B.F., A.F., Prokurori i Shtetit PTH-Prishtinë ka lëshuar aktvendim për ndalim.