Kadriaj i LDK-së reagon për gjendjen e varrezave të martirëve në Tusuz

- Gazeta e Prizrenit

Kadriaj i LDK-së reagon për gjendjen e varrezave të martirëve në Tusuz

Zyrtari i LDK-së në Prizren, Nderim Kadriaj, ka reaguar ndaj gjendjes së rëndë të varrezave të martirëve të masakrës në lagjen Tusuz.

Sipas tij, varret janë mbuluar me barë të thatë, shkurre e mbeturina, duke e quajtur këtë neglizhencë të pafalshme nga pushteti lokal.

Reagimi i plotë i Nderim Kadriajt

Rrugës për të takuar disa miq në lagjen Tusuz, u ndala për një moment dhe pashë me sytë e mi një pamje që të dhemb shpirtin!

Varrezat e martirëve të masakrës së Tusuzit, ku pushojnë heronjtë tanë, janë në gjendje të mjerueshme. Përreth tyre ka mbeturina të shpërndara, bari i thatë dhe shkurre të cilat kanë pushtuar varret, duke krijuar një pamje të turpshme dhe të papranueshme.

Është e pafalshme që vendi ku prehen ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e këtij vendi të lihet në këtë harresë e neglizhencë totale nga pushteti lokal. Këto varreza janë jo vetëm kujtim për familjarët, por edhe monument i gjallë i historisë sonë të dhimbshme e krenare.

Prizreni meriton kujdes, dinjitet dhe respekt për ata që u flijuan për të.

https://www.facebook.com/share/p/176zpMs6Q5/

https://www.facebook.com/share/p/176zpMs6Q5/



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit