“Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona për “Nxitjes të urrejtjes” në Leposaviq

- Gazeta e Prizrenit

“Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona për “Nxitjes të urrejtjes” në Leposaviq

Një rast i “Nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit” është evidentuar sot herët në mëngjes në Leposaviq, ku Policia ka ndaluar një person që po vendoste afishe me përmbajtje nxitëse.

Sinjali mëson se rasti është regjistruar më 31 gusht, rreth orës 00:30, në rrugën “24 Nëntori”, ku zyrtarët policorë gjatë patrullimit kanë hasur një person duke ngjitur afishe me mbishkrimet serbe “Borise protiv Kurtijevih i svi ostali blokada” dhe “Hoću da se krećem slobodno”, që në shqip i bien “Lufto kundër Kurtit dhe të gjitha bllokadave të tjera” dhe “Dua të lëviz lirshëm”.

I dyshuari është identifikuar si Dejan Vukovljeviq, 23-vjeçar ndërsa me të ka qenë edhe Mladen Milanoviq, 31-vjeçar.

Të dy janë ndaluar pranë një automjeti të tipit Audi, ngjyrë e zezë, ku gjatë kontrollit nuk është gjetur diçka e dyshuar, por afër veturës janë zbuluar afishe të njëjta me përmbajtje të mësipërme.

Të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Leposaviq, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Speciale, e cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit” dhe të procedohet në procedurë të rregullt.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit