Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 30 gushtit 2025 në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, ku një përleshje ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një personi dhe arrestimin e një të riu.
Sipas informacioneve të publikuara ekskluzivisht nga Sinjali, i dyshuari Vahit Salihu rreth 24-vjeçar ka sulmuar me armë zjarri viktimën Zinel Begolli rreth 29-vjeçar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është shtrirë për trajtim në repartin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren, në koordinim me Prokurorin kujdestar, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas arrestimit të të dyshuarit, policia ka bastisur shtëpinë e tij, ku është sekuestruar arma e përdorur në krim.
I dyshuari është dërguar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Prizren.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.