Prizrenasi, Elvis Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

- Gazeta e Prizrenit

Prizrenasi, Elvis Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Elvis Rexhbeçaj ishte protagonist mbrëmë në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.

Dardanët mundën Suedinë 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë hapin e parë drejt kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Rexhbeçaj, i cili shënoi golin e parë në këtë ndeshje, përmes rrjeteve sociale shprehu lumturinë e tij për triumfin e Kosovës, duke dhënë edhe një mesazh për ata që kritikonin ekipin kombëtar.

“Mbrëmë triumfuam. Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend.”, shkroi ai.


“Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore. Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip.”, përfundoi ylli i Dardanëve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit