Konfiskohen mbi 500 kg substancë nar:kot*ike afër Suharekës

- Gazeta e Prizrenit

Konfiskohen mbi 500 kg substancë nar:kot*ike afër Suharekës

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren, kanë trajtuar në aspektin policor një informacion. Në realizim të veprimeve operativo-hetimore në teren, është arritur që të lokalizohet një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Kështu, dje me 16.09.2025, në një fshat të Suharekës, në një objekt (stallë), janë gjetur lëndë që dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë në proces të tharjes (terjes).
Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.

Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin.
Lidhur me rastin një person i dyshuar, i njohur për policinë ndodhet në arrati.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit