Policia e Kosovës nëpërmjet një raporti shtesë ka njoftuar se gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Maqitevë të Suharekës, është zbuluar një sasi e madhe lënde narkotike.
Me urdhër të prokurorit, lënda narkotike është asgjësuar, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka konfirmuar se hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Ky është rasti që dje u bë publik nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – njësia në Prizren, ku u raportua se lënda narkotike ishte zbuluar në një objekt (stallë) dhe se pas matjes kishte rezultuar me peshë mbi 512 kilogramë, me një vlerë tregu të llogaritur rreth 750 mijë euro./