Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj ka publikuar një video të ndërtesave të reja në këtë qytet, duke kritikuar pushtetin aktual që ka lejuar ndërtimin e ndërtesave që nuk kanë ujë të pijshëm e kanalizim funksional.
Ai ka thënë se një qytet modern duhet të ngritët mbi themele të forta, siç është infrastruktura.
“Këto probleme nuk duhet të ekzistojnë”, është shprehur ai.