Një incident të rëndë që është regjistruar paraditen e 24 shtatorit në rrugën magjistrale Suharekë–Rahovec, në fshatin Samadrexhë.
Siç mëson Gazeta Sinjali, dy persona të armatosur i kanë prerë rrugën një kamioni të kompanisë “Egzoni” dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë atë shoferit.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë B. Silka, rreth 28-vjeçaar dhe E. Silka, rreth 26-vjeçar.
Ata kanë lëvizur me një automjet “pikap” ngjyrë të kuqe dhe kanë ndalur kamionin që po e drejtonte punëtori i kompanisë. Pas daljes nga vetura, njëri prej tyre ka vendosur dorën në bel duke lënë të kuptohet se është i armatosur dhe i kanë kërkuar shoferit të zbresë. Ky i fundit, nga frika, ka lëshuar automjetin, të cilin më pas e kanë marrë të dyshuarit.
Pas denoncimit të rastit, viktima – pronari i kompanisë S.E., rreth 60-vjeçar – ka dhënë deklaratën e tij dhe Policia ka arritur t’i identifikojë të rinjtë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Balton Silka është ndaluar fillimisht për 48 orë.
Një ditë më vonë, më 25 shtator, Policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e tyre, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë model Bloë dhe një karikator, që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, edhe Egzon Silka është ndaluar për 48 orë, si bashkëkryes i veprës penale “Vetëgjyqësi”.