Një incident tragjik ndodhi të premten pasdite në një fabrikë në Suharekë, ku një punëtor ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës, ka raportuar Gazeta e Prizrenit
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda aksidentale. Sipas informatave fillestare, dyshohet se ai është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi industrial.
Viktima është identifikuar si Milit Daka, rreth 50 vjeç, punëtor në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë.
Organet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar tërësisht rrethanat e këtij rasti.