Policia jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të shtetases gjermane në një hotel

- Gazeta e Prizrenit

Policia jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të shtetases gjermane në një hotel

Sot, në Prizren një shtetase gjermane gjendet pa shenja jete, në një hotel, raportoi Gazeta e Prizrenit

Policia konfirmoi se sot, rreth orës 08:05, është njoftuar nga shërbimi emergjent se një femër rreth 82 vjeçare, shtetase gjermane, është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në qytet. Shtetasja gjermane kishte ardhur si mysafire në Kosovë.

Pas marrjes së informacionit, njësitë e policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme. Gjatë hetimeve, janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Në një deklaratë për Gazetën e Prizrenit, zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se hetimet janë në zhvillim e sipër. Policia ka inicuar rastin si “Hetim i Vdekjes” dhe është angazhuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit