Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona

- Gazeta e Prizrenit

Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të hënën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i Parasë” .

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.

“Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar, S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katër dhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Lexo edhe:

Publikohet videoklipi kushtuar atdhetarit Hajdar S. Morina – një histori për qëndresën dhe sakrificën në Has

Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Zgjedhjet lokale:



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit