Një ngjarje e pazakontë, por me përgjegjësi qytetare, është regjistruar sot në Prizren, ku një grua ka njoftuar policinë pasi ka gjetur armën e të birit të ndjerë dhe e ka dorëzuar vullnetarisht.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 12:30, në rrugën “Lasgush Poradeci”, lagjja Arbane në Prizren, kur F.K., rreth 63-vjeçare ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të raportuar se ka gjetur një armë në shtëpi.
Pas marrjes së informatës, njësia e Hetimeve të Stacionit Policor Prizren – Veri, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka intervistuar gruan, e cila ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë, që dyshohet të jetë armë gazi.
Sipas dëshmisë së saj, arma kishte qenë në pronësi të djalit të saj, A.K., rreth 40-vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë disa kohë më parë.