Përfunduan punimet për rehabilitimin e kaptazhës tek “40 Burimet”

- Gazeta e Prizrenit

Përfunduan punimet për rehabilitimin e kaptazhës tek “40 Burimet”
Kompania “Hidroregjioni Jugor” në Prizren njoftoi se kanë përfunduar me sukses punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Kaptazhës IV – 40 Burimet”.
“Pas përfundimit të punimeve, gjendja e furnizimit me ujë ka filluar të përmirësohet, ndërsa gjatë ditëve në vijim, ekipet tona të terrenit janë duke kryer inspektime dhe analiza për të vlerësuar efektin e shtimit të kapaciteteve tek 40 Burimet. Aktivitetit në identifikimin e keqpërdorimeve, si dhe rehabilitimi i burimeve tjera alternative, kanë rritur kapacitetin e ujit të pijes dhe rrjedhimisht do të ndikojnë në furnizim më të qëndrueshëm me ujë. Bazuar në gjendjen aktuale të nivelit të burimeve, do të tentohet që reduktimet të ndalen gradualisht”, thuhet në njoftimin e KRU-së.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit