Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim kundër shtatë ( 7 ) personave

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim kundër shtatë ( 7 ) personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Prokuroria Speciale, gjatë orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi (1) të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër shtatë (7) personave për vepra te ndryshme.

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër shtatë (7) personave.
Një (1) kërkesë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë kundër një (1)
personi për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i
lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”sipas KPRK-së./Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit