Një vjedhje e organizuar, që banorët e përshkruajnë “si në film”, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, në rrugën Qibrije Alidemaj Haziri.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00–20:00. Pronat e goditura kanë pësuar dëme materiale, ndërsa vlera e pronave të marra dhe dëmeve të shkaktuara bëhet rreth 10,000 euro, sipas vlerësimeve paraprake të banorëve.