Një person në Prizren është arrestuar pasi që i kishte shkaktuar dhunë psiqike babait të tij.
Gjatë prangosjes, i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari edhe në stacion policor ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës.