Prizren: Në Vërmicë Dogana kap barna dhe suplemente të padeklaruara – vlera mbi 1.600 euro

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Në Vërmicë Dogana kap barna dhe suplemente të padeklaruara – vlera mbi 1.600 euro

Dogana e Kosovës, mbrëmë gjatë një kontrolli rutinë, zyrtarët ndaluan një automjet në të cilin u zbuluan barnat dhe suplementet e fshehura në bagazhin e automjetit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro.

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë detyrimet ligjore gjatë kalimit kufitar.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

“Rikujtojmë të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore”, thuhet në fund të njoftimit.

P. S. Foto nga arkivi



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit