Vd*es mjeku turk i klinikës “Medical Image Kosova” në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Vd*es mjeku turk i klinikës “Medical Image Kosova” në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnatës së së shtunës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ka ndërruar jetë një shtetas turk.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 00:00 të datës 26 tetor, kur sipas burimeve të Sinjalit, në Spitalin Rajonal është raportuar vdekja e papritur e mjekut Erol Eraydin, 69 vjeç, shtetas i Turqisë, i cili punonte në klinikën “Medical Image Kosova”.

Sipas dëshmisë së personit që e ka dërguar në spital, Eraydin ishte paraqitur në emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të menjëhershëm nga mjekët kujdestarë, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia e Prizrenit ka dalë në vendngjarje menjëherë pas njoftimit. Rasti është marrë nën hetim nga njësia për hetime të stacionit dhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet për shkaqet e sakta të vdekjes janë në vazhdim./Gazeta Sinjali



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit