Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, sot njoftoi se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Erxhan Galushin, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), përcjell Gazeta e Prizrenit.
Kjo është marrëveshja e katër për balotazh e Abrashit, pas “NDS” te Emilia Rexhepit, AAK-së dhe Partisë Rome te Ashkalinjëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinollit në Prizren.
Njoftimi nga Artan Abrashi:
Sot arritëm një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet meje dhe z. Erxhan Galushi, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK).
Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e vizionit tonë të përbashkët për një Prizren të zhvilluar, të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet, përfshirë edhe komunitetin rom, të ketë zë dhe vend të merituar në zhvillimin e qytetit tonë.
Z. Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës do të kontribuojnë me përvojën dhe përkushtimin e tyre në ndërtimin e një administrate komunale të ndershme, transparente dhe efikase, në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt bashkimit të forcave pozitive për ta bërë Prizrenin shembull të bashkëjetesës, respektit dhe zhvillimit të barabartë për të gjithë.
![]()
Lekanipe e beraberbutikeripesko
Adive reslam jek lekanipe e beraberlekanipesko mashkar mande thay r.Erxhan Galushi,eks – deputeto e Kosovaka Repoblikako Sombershipe thay sheruno e LPRK partiyako.
Akava ledeipe sile res zorakeripe e amara viziyako odova yekhuno vash yek evolviripesko Prizrenoberaberyuno thay saleipekotor, kote sakova romano komuniteti, te ovelole avazo thay meritomo than ano evolviripe alara dizyako.
R.Galushi thay LPRK si te dol kontributi e janipeya thay serioziteteya ano vazdipe yeka administratako ani komuna e pakyavipeya, transparyentuni thay efikasyuni,sa o dizune bizo dikhipe.
Akava si yek yaver bajako kova si mahatno pe dogripe e ledeipeskovash pozitivune forcevash te kerel o Prizreno misal e bwraberjivdipasko,thay beraber evolviripe vash savoren.
https://gazetaeprizrenit.net/prizren-vv-e-aak-bashke-per-balotazh-c-deklaruan-abrashi-e-krasniqi/