Bashkimi ka zhvilluar një lojë shumë të fortë ndaj skuadrës së njohur franceze, Dijon, por prizrenasit pësuan vetëm pas vazhdimeve.
Ndeshja që solli shumë emocione përfundoi 74:83, derisa koha e rregullt kishte përfunduar 68:68.
Atmosfera në Prizren ishte fantastike, derisa vendasit pësuan humbjen e tretë nga tri ndeshje, kurse francezët shënuan fitoren e parë, njoftoi FKB përcjell Gazeta e Prizrenit.