Postimi i Berishës:
Të dashur qytetarë të Prizrenit,
Prizreni është shtëpi e qytetarëve të saj, pa dalim, jo i atyre që e trajtojn Prizrenin si pronë private!
Ne, Bashkimi Demokratik i Prizrenit, kemi hyrë në garë për zgjedhje lokale me qëllimin e vetëm që qyteti ynë të qeveriset ndershëm, me vizion dhe me përgjegjësi.
E dimë që shumë prej jush janë befasuar nga vendimi ynë për të mbështetur Artanin Abrashin në balotazh. Por ky nuk është një vendim për parti, është një vendim për Prizrenin dhe kundër hajdutavectë rinjë e të vjetër që Prizrenin me marrveshje po e trajton si mall kusuritje në treg.
Ne kemi pasur dallime politike, por sot qëllimi është më i madh se çdo dallim: ta çojmë përpara qytetin tonë.
Bashkimi Demokratik i Prizrenit nuk po heq dorë nga parimet e veta, përkundrazi, po i vë ato në shërbim të qytetit.
Ne besojmë se Prizreni meriton punë të ndershme, zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje që i shërben njerëzve, jo grupeve të interesit PDK-LDK.
E kam thën që nga dita parë pas rundit të parë të 12 tetorit, në balotazh nuk do të vendosi për Albinin apo për Memli Krasniqin, sepse këta për mu janë njejtë, unë në kët rastë kam vendosur; për Prizrenin pa hajdut!
Prandaj, në këtë balotazh, ju ftojmë të votoni për ndryshim, për transparencë, për bashkim.
Sepse kur qyteti vjen i pari, të gjithë fitojmë.
Bashkimi Demokratik i Prizrenit për qytetin, jo për pushtetin.
Zafa
https://www.facebook.com/reel/25367623549510562