Një lajm i rëndë ka tronditur Ratkocin e Rahovecit. 18-vjeçari Edmond Morina, i cili jetonte jashtë Kosovës, ka vdekur tragjikisht pas një aksidenti
Faqja e fshatit të Ratkocit ka njoftuar për humbjen e tij, duke treguar se i ndjeri ishte nga ky fshat.
“Lajm i dhimbshëm na vjen nga mërgimi: Me dhembje njoftojmë pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë, Edmond Morina lindur me 10.06.2007. Lidhur me kohën dhe vendin e varrimit do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.