Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot, në orën 18:00 në Prizren, ku një këmbësor i moshës 80-vjeçare është goditur nga një veturë dhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ishte jashtë detyrës zyrtare dhe lëvizte me veturë private.
Sinjali mësoi se bëhet fjalë për Isë Gashin.
Lidhur me këtë, IPK-ja ka njoftuar se në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor në këtë rast, nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.
Po ashtu, është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse Gashi është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lexo edhe:
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.