Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Bellanic të Malishevës, ku një baba ka denoncuar djalin e tij për kërcënim me armë të ftohtë.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor 2025, rreth orës 08:00, kur A. H. është paraqitur në Stacionin Policor të Malishevës dhe ka raportuar se djali i tij, F. H. , në vazhdimësi i krijon probleme në shtëpi, ndërsa këtë herë e ka kanosur me një thikë, pasi fillimisht i kishte kërkuar para.
Në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policorë të Njësisë për Dhunë në Familje, të cilët kanë marrë deklaratën e ankuesit dhe kanë nisur kërkimet për arrestimin e të dyshuarit, i cili pas incidentit është larguar nga shtëpia.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është inicuar si “Dhunë në Familje”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit./G.S