Gjendet një mjet i pashpërthyer në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Suharekë
Një mjet i pashpërthyer është gjetur pasditën e së premtes, në Suharekë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Papaz.

Policia ka pranuar informacionin për mjetin, teksa në terren u asistua nga njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga policia bëjnë me dije se mjeti i dyshimtë është asgjësuar në mënyrë të sigurt./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit