Tronditëse/ 12 vjeçari pla*gos 14 vjeçaren në një shkollë në Prizren, policia jep detaje

- Gazeta e Prizrenit

Tronditëse/ 12 vjeçari pla*gos 14 vjeçaren në një shkollë në Prizren, policia jep detaje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në një shkollë në Prizren.

Pas një mosmarrëveshje, një i mitur 12 vjeçar me një mjet të mprehtë ka plagosur një vajzë 14 vjeçare.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se viktima është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në statcionin policor.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim.” ka deklaruar ai për IndeksOnline.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit