"Mendoj se vëmendja kryesore tani është te Gjeneva dhe nëse mund të bëjmë përparim.”
Kështu ka deklaruar kryeministri britanik Keir Starmer.
Ai dhe presidenti amerikan kanë rënë dakord që ekipet e tyre do të punojnë së bashku në takimin e organizuar mbi planin e paqes.
Deri më tani, dihet se takimi u organizua në përgjigje të planit të fundit të paqes SHBA-Rusi, i cili shkaktoi alarm midis Kievit dhe aleatëve të tij.
Ishte kryesisht një takim midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe SHBA-së, por tani do të jenë të pranishëm edhe shumë nga aleatët e Kievit.
Pjesë e takimit do të jenë përfaqësues nga këto vende dhe blloqe: SHBA, Ukrainë, Britani, Gjermani, Francë, Itali dhe BE.
Burime nga BE-ja thanë se blloku do të përfaqësohet nga krerët e kabinetit të presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, dhe presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.