Klubi i Mallorcas ka bërrë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
“Pirati” dardan shkëlqeu në barazimin e Mallorcas ndaj Osasunës, duke shënuar dy gola.
Muriqi shënoi për pesë minuta, nga minuta e 61-të kur e shënoi të parin, teksa të dytin e shënoi në minutën e 66-të.
Muriqi po kompleton vitin e tij të katërt te Mallorca, ku u transferua nga Lazio, fillimisht në formë huazimi, e më pas edhe në mënyrë të përhershme.