jatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë, ku në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas legjislacionit në fuqi.