Prizren: 13-vjeçari e the*ri 19-vjeçarin afër një shkolle, detaje rreth rastit

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: 13-vjeçari e the*ri 19-vjeçarin afër një shkolle, detaje rreth rastit

Një incident ndodhi sot paradite afër shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren.

Një zënkë ndërmjet dy të rinjve ka përfunduar me përdorimin e një mjeti të mprehtë, ku një 13-vjeçar e ka goditur me thikë një 19-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencë.

Burime të Gazetës së Prizrenit konfirmuan se bëhet fjalë për një nxënës nga një shkollë private, ndërsa rasti ndodhi në rrugë.

Rastin e ka konfirmuar Policia në Prizren.

“Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në Prizren. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar. I lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave”, ka deklaruar zëdhënësi Policor Shaqir Bytyqi.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit