Albin Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e Stadiumit të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Albin Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e Stadiumit të Prizrenit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot se mbi 12 milionë euro janë ndarë për transformimin e plotë të Stadiumit të Prizrenit “Përparim Thaçi”. Sipas tij, kontrata për investim është tashmë e nënshkruar, ndërsa punimet përgatitore kanë filluar, raporton Gazeta e Prizrenit.

Stadiumit do t’i shtohen tribunat në veri dhe jug, krahas atyre ekzistuese në lindje e perëndim, duke e shndërruar në një nga arenat më moderne sportive në vend. Pasi të përfundojë projekti, kapaciteti i shkallëve pritet të arrijë në rreth 7,800 ulëse, ku tifozët e qytetit do të mund të mbështesin KF Lirinë në kushte të standardeve bashkëkohore.

Kurti theksoi se vetëm në stadiume të futbollit, në nivel vendi, janë duke u investuar mbi 200 milionë euro, duke synuar që Kosova në vazhdimësi të zhvillojë dhe modernizojë infrastrukturën e saj sportive.

“Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon,” u shpreh ai./Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit