Ballkani ”blindon” vendin e parë në Superligë

- Gazeta e Prizrenit

Ballkani ”blindon” vendin e parë në Superligë

Sot janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të javës së 17-të, të Superligës.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Prishtinës, me rezultat 3-1.

Drita ka barazuar 1-1 me Gjilanin, derisa ndeshja mes Llapit dhe Malishevës përfundoi me rezultat 0-0.
Pas 17-të xhirove, Ballkani ”blindon” vendin e parë në tabelë me 32 pikë, katër më shumë se Dukagjini, derisa Prishtina renditet në vendin e tretë, me 27 pikë./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit