Sonte, ( 19.12.2025 ), pas orës 23:00 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Zjarrfikësit dhe Policia janë në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë disa lokale tek qendra tregtare e njohur si ” Te shtrumfat “.
Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk ka të raportuar persona të lënduar.
Rastin e konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit”, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në Prizren.