Ferizaj në qiellin e shtatë!
Ferizajasit shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit, në takimin e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja u luajt prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj në një kohë me mjegull.
Betim Haxhimusa shënoi dy gola dhe është trim i fitores së madhe e në frymën e fundit.
Në minutën e 38-të Betim Haxhimusa nga afërsia rreth 2 metra, me lehtësi shënoi për epërsinë (1:0) e Ferizajt ndaj Llapit.
Në minutën e 63-të Muhamet Hyseni në një tollovi nga afërsia ka barazuar rezultatin 1:1.
Ai me goditje të fortë shënoi në këndin e epërm të Llapit.
Gjyqtari Visar Kastrati akordoi penallti në minutën e 65-të me pretekstin se Useini e pengoi Haxhimusën. Pas shikimit të VAR-it anulohet penalltia.
Në minutën e 90+5 Peposhi goditi bukur e Haxhimusa e fërfëlloi topin në pjesën e poshtme të portës, 2:1.
Haxhimusa trondit llapjanët.
Llapi zë vendin e shtatë me 21 pikë dhe Ferizaj renditët në të parafundit (i nënti) me 19 sosh.