Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se protesta në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi ka përfunduar.
QKMK dje kishte bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë tjera.
Njoftim:
QKMK ju njofton, se protesta e paralajmëruar dje, është mbajtur sot në fshatin Kastrat në Komunën e Kurshumlisë (SRB) dhe e njëjta ka përfunduar.
Për çdo zhvillim tjetër do tu njoftojmë me kohë.
Për informata shtesë📞kontaktoni në numrat e QKMK-së, +38345198000, +38345198606 dhe 080050095.