Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në bjeshkët e fshatit Restelicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete teksa ruante bagëtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime nga terreni bëjnë të ditur se rreth orës 16:40 është pranuar informacion se Rahim Severi, rreth 70-vjeçar, ishte gjetur i pajetë nga vëllai i tij, S.S., në zonën malore të fshatit Restelicë.
Sipas deklarimeve fillestare, viktima ishte gjetur i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se ishte duke u ngrohur. Pas konstatimit të gjendjes pa shenja jete, familjarët janë njoftuar dhe trupi i pajetë është bartur në shtëpinë e familjes.
Rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.