Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti në një restorant ka shtënë me pistoletë me gaz në drejtim të dy personave.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një restorant kishte shtënë me pistoletë (me gaz) në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë”.
“Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta me katër fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.